Besa Famgas në finale

26 prill 2025 | 22:30

Besa Famgas është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Besa në gjysmëfinale e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:24. Jon Vokshi i shënoi 15 gola për ekipin pejan.

Shtatë i kishte Olsi Mulaj e gjashtë Amar Muqolli.
Te Vushtrria u dallua Egzon Ademi me 12 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë interesante ishte ndeshja e parë në Final 4 të…