Besa Famgas pa telashe ndaj Kastriotit
Besa Famgas nuk ka hasur në vështirësi për ta shënuar fitoren e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 40:27.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 22-të të kampionatit të Kosovës në hendboll.
Skuadra pejane nisi furishëm dhe krijoi shpejtë epërsi prej 8:1. Kastrioti nuk ia doli të afrohet më, ndërsa skuadra pejane aktivizoi gjithë lojtarët që i kishte në dispozicion.
Ardit Tafilaj ishte më efikasi me 10 gola. Shtatë i shënoi Arbios Mushkolaj. Hamdi Salihu i kishte shtatë gola për Kastriotin, derisa gjashtë i shënoi Mohamed Ali Arib.
Besa Famgas forcohet në pozitën e parë me 39 pikë. Kastrioti mbetet i gjashti me 19 pikë. Ndeshjet e sdeshjet e së dieles pritet të jenë më interesante. Prishtina e pret Trepçën, derisa Vushtrria takohet me Rahovecin.