Besa fillon mbrojtjen e titullit në Mitrovicë
Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Kampionati i ri fillon më 17 shtator, ndërsa garojnë nëntë skuadra. Samadrexha ka hequr dorë nga garimi në Superligë dhe vazhdon garën në Ligën e Parë. Kampione aktuale është Besa Famgas, që në fillim të edicionit sfidohet në Mitrovicë. Besa është mysafire e Trepçës dhe pritet një ndeshje interesante. Interesant pritet të jetë edhe takimi Kastrioti-Vushtrria.
Bëhet fjalë për dy skuadra të përforcuara që kanë pretendime në kampionatin e ri. Deçani-Vëllaznimi dhe Rahoveci-Llapi janë dy ndeshjet tjera të xhiros së parë. Prishtina është e lirë. Prishtina-Ferizaj është derbi i madh i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në hendboll (vajzat). Shorti është tërhequr të martën në lokalet e FHK-së.
Shortin e kanë tërhequr komesari i garave, Isak Osmani dhe administratori i garave, Nikollë Quni. Kampionati 2022/2023 nisë më 17 shtator, ndërsa ndeshjet tjera të xhiros së parë janë: Shqiponja-Vëllaznimi, Dukagjini- Kastrioti, Jusuf Gërvalla-Vushtrria dhe Istogu-Samadrexha. Kampion aktual është Istogu.