Besa fitoi bindshëm ndaj Dritës, Vëllaznimi mposhti Zhegrën
Besa FamGas ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës A. Besa në Pejë fitoi ndaj Dritës së Gjilanit me 30 gola dallim, 48:18. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 25:12.
Kampionia aktuale Besa mbetet e para me 42 pikë, dy më shumë se Prishtina e vendit të dytë. Drita është e katërta me 24 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vend të tretë. Tahirukaj me tetë gola ishte më efikasi te Besa. Gjithsej shënuan gola 13 lojtarë të ekipit pejan. Te Drita u dallua Selmani me nëntë gola.
Të dielën u luajt edhe një ndeshje tjetër e Superligës A. Në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 39:34. Të dy skuadrat i kanë tani nga 19 pikë. Zhegra mbanë vendin e pestë kurse Vëllaznimi të gjashtin. E. Peja me 12 gola udhëhoqi gjakovarët, derisa te Zhegra më efikaset ishin Isufi me dhjetë gola dhe Aliu me tetë.