Besa fitoi derbin ndaj Prishtinës
24 shtator 2021
| 16:11
Besa Famgas e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në kuadër të xhiros së parë të Superligës, Besa Famgas të enjten mbrëma në kryeqytet fitoi ndaj Prishtinës me rezultat bindës, 40:34. Që në pjesën e parë pejanët u shkëputën në rezultat. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 21:11 për Besën.
Epërsia e Besa Famgas nuk u rrezikua në pjesën e dytë. Përgjegjësia te Besa ishte e ndarë te shumë lojtarë. Kështu nga 5 gola i shënuan Nikola Prce e Kastriot Jupa.
Ndërsa nga 4 i kishin Egzon Gjuka, Jon Muqolli, Balsha Raçiq, Jon Vokshi, Denis Shabanoviq e Arbios Mushkolaj. Te Prishtina, Oltion Beshiri e Agon Bajqinovci i shënuan nga 8 gola. Nga 5 i kishin Vlerson Zherka, Rron Ramadani e Lulzim Shabani.