Besa fiton derbin e Ligës së Parë ndaj Arbërisë

04 mars 2020 | 18:12

Besa e Pejës vazhdon të përforcohet në pozitën e parë renditjen tabelore të Ligës së Parë. Pejanët sot e mposhten në derbi Arbërinë me rezultat 2-0, dhe tash kanë grumbulluar 37 pikë.

Pavarësisht humbjes, Arbëria mbetet në pozitën e dytë me 33 pikë. Humbje të papritur në ketë xhiro ka pësuar edhe Malisheva, e cila si vendas o mposht nga Dardana (1-2). Ndërsa Liria e Prizrenit nuk ka mundur të marrë me shumë se një pikë në përballje me Vllazninë e Pozharanit (0-0).

LIGA E PARË – Java e 19

Vllaznia (P) – Liria          0-0
Drenasi – Trepça             2-0
KEK-u – Vitia                   1-0
Malisheva – Dardana      1-2
Ramiz Sadiku – Istogu   0-0
2 Korriku – Vëllaznimi   4-1
Besa – Arbëria                  2-0
Onix – Ulpiana                 1-0

Tabela

  1. Besa 19 37 pikë
  2. Arbëria 19 33
  3. Malisheva 19 30
  4. Istogu 19 30
  5. Onix 19 29
  6. 2 Korriku 19 29
  7. Dardana 19 29
  8. Liria 19 28
  9. Drenasi 19 27
  10. KEK-u 19 27
  11. Ulpiana 19 22
  12. Trepça 19 22
  13. Vllaznia (P) 19 20
  14. Ramiz Sadiku 19 19
  15. Vëllaznimi 19 17
  16. Vitia 19 16

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani e mposhti sot Feronikelin me rezultat 2-1. Pas kësaj…