Besa fiton derbin ndaj Lirisë, Arbëria merr kreun
Janë zhvilluar shtatë nga tetë ndeshjet e javës së trembëdhjetë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Derbi në ketë rang garash është zhvilluar mes dy skuadrave me traditë të madhe në futbollin e Kosovës, Besës dhe Lirisë. Fituese me rezultat minimal doli skuadra pejane, e cila tash renditet e pesta me 21 pikë.
Golin e vetëm në ketë ndeshje e realizoi Florim Berbatovci, në minutën e 37-të. Malisheva është befasuar nga 2 Korriku (0-1), derisa Arbëria e mori pozitën e parë pas fitore me rezultat bindës ndaj Trepçës (6-1).
LIGA E PARË
Vllaznia – Drenasi 1-2
Arbëria – Trepça 6-1
KEK-u – Ramiz Sadiku 2-1
Malisheva – 2 Korriku 0-1
Vëllaznimi – Istogu 0-0
Dardana – Ulpiana 0-2
Besa – Liria 1-0
Të enjten takohen:
Vitia – Onix
/Epoka e re/