Besa Gaxherri tregon pse LDK-ja ia bëri kuorumin Osmanit pa asnjë kusht
07 prill 2021
| 21:22
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur për votat e deputetëve të partisë për Vjosa Osmanin.
Ajo ka thënë se LDK-ja e ka bërë këtë veprim për të mos e bllokuar formimin e institucioneve.
”Pa votat e LDK-së nuk do të kishte mundësi të zgjidhej Presidenti, andaj LDK-ja nuk deshi ta bllokonte këtë proces dhe ia bëri kuorumin. Kemi shkuar në Kuvend pa asnjë kusht vetëm për të mos e bllokuar zgjedhjen e Presidentit dhe që të mos shkohet në zgjedhje”, ka thënë Gaxherri në RTV Dukagjini, transmeton Periskopi.