Besa gëzon futbollistët dhe stafin përcjellës

15 prill 2020 | 16:12

Futbolli në Kosovës është i pezulluar të paktën deri më datën 4 maj, por një lajm i mirë ka ardhur nga klubi i Besës së Pejës.

Skuadra pejane ka njoftuar se janë kryer pagesat për gjithë futbollistët dhe stafin përcjellës.

“Edhe pse pa aktivitet dhe zhvillim të garave në këtë kohë pandemie, Bordi i FC Besa duke ju falënderuar sponozorit Elkos Group, ka arritur ti realizoj pagesat për gjithë grupin e lojtarëve dhe stafin përcjellës. Me shpresë se kjo situatë do të kalojë shpejt, ju përshëndesim të gjithëve dhe ju dëshirojmë shëndet”, thuhet në njoftimin e klubit pejan që bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike, njëherësh pronar i kompanisë “Meka”, Burim…