Besa Ismaili në kullën e Kadriut në veri: Do të ecim përpara drejt fitores së PDK-së

02 shkurt 2025 | 21:15

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka kaluar pasditen e sotme në një tubim elektoral te Kulla e Kadriut në veri të Mitrovicës.

“Një pasdite mes emocionesh dhe kujtimesh në tubimin elektoral te Kulla e Kadriut, në veri të Mitrovicës Sonte, fjalimi im nuk ishte thjesht politik – ishte një rrëfim zemre, një kujtim për shokët dhe shoqet e gjeneratës që sot nuk janë më me ne. Kujtova ata që luftuan, ëndërruan dhe u sakrifikuan për këtë tokë. Lavdërova qëndresën e Ali & Kadri Kadriut që i dolën zot kësaj pjese përkundrejt çdo çmimi. Përmenda rëndësinë e angazhimit politik rreth programit të Bedri Hamzës për Kosovën #MaMirë”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Ajo ka thënë se historia e veriut është dëshmi e dhimbshme, por edhe një motiv për të vazhduar rrugën me guxim e përkushtim drejt një të ardhme më të mirë.

“Në këtë tubim, ndjeva peshën e përgjegjësisë dhe fuqinë e bashkimit. Së bashku, me kujtesën e fortë dhe synimin e qartë, do të ecim përpara drejt fitores së PDK-së më 9 shkurt”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 55, Adem Grabovci,…