Besa kërkon rikthimin e tri pikëve nga federata
18 dhjetor 2019
| 11:36
Besa e Pejës është kampione vjeshtore e Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Pejanët dimërojnë me 28 pikë, një më shumë sesa vendi i dytë, Arbëria dhe dy më shumë sesa Liria.
Komisari i Garave i FFK-së klubit pejan ia kishte hequr tri pikë për shkak të moskryerjes së obligimeve financiare ndaj futbollistëve të edicionit të kaluar. Mirëpo, trajneri i Besës, Miftar Rama, ka konfirmuar se janë në pritje të kthimit të këtyre pikëve.
“Po presim që federata të na i kthejë tri pikët, pasi klubi ka kryer obligimet financiare ndaj lojtarëve. Nëse kjo ndodh atëherë do të ishim katër dhe pesë pikë larg ndjekësve”, ka thënë Rama për “RTV Dukagjinin”.