Besa kërkon vazhdimin e kampionatit

02 maj 2020 | 13:09

Klubi i futsallit, Besa nga Peja beson që vendimi më i drejtë do të ishte vazhdimi i kampionatit 2019/20 deri në fund. Përmes një njoftimi për medie, Besa ka shprehur shpresën për rikthim sa më të shpejtë në parket.

Njoftimi i plotë i Besës:

Klubi Besa ndjek me kujdes kohën në të cilën po kalojmë të gjithë e veçanërisht klubet dhe sportistët për shkak të COVID-19. Së pari jemi të lumtur që në klubin tonë ende nuk kemi ndonjë rast me COVID-19 si dhe falënderues për kujdesin e madh të secilit veç e veç edhe pse për sportistët kjo gjendje është tepër e vështirë duke e njohur punën e madhe dhe kolektive që bëhet në klubin Besa e që tani lojtarët janë të detyruar që disa muaj të punojnë individualisht duke pasur kujdes të shtuar. Për ne si kryesi e klubit Besa e rëndësishme dhe primare në këtë kohë është shëndeti i secilit qytetarë në vendin tonë por edhe stafit dhe lojtarëve që janë pjesë e jona, gjithashtu si klub presim me padurim që kjo kohë e vështirë për të gjithë e veçanërisht për sportistët të kalojë sa më shpejtë dhe t’i rikthehemi punës në palestër duke e ditur dinamikën e madhe që kërkohet në stërvitje po edhe në ndeshjet e futsallit. Klubi Besa pret rekomandimet nga institucionet përgjegjëse në Kosovë si Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosoves ku jemi pjesë për mundësinë e rikthimit dhe vazhdimit të kampionatit 2019/2020 i cili për mendimin tonë do ishte me i drejt të mbyllet në parket normal në qofte se e lejojnë kushtet në të cilat jemi momentalisht për shkak të COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emri i ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është…