
Besa, me synime të mëdha në Evropë
20 gusht 2019
| 16:55
Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është e vendosur për sukses në garat evropiane.
Në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së, Besa luan me ekipin e madh zviceran, Pfadi Winterthur. Kampionët e Kosovës i presin ndeshje të vështira, por synimet dihen. Dy ndeshjet luhen në “Karagaçi” në Pejë, më 7 e 8 shtator.
Besa Famgas është në vlugun e përgatitjeve, ka kompletuar ekipin dhe po ashtu po luan ndeshje kontrolluese. Me gjithë këtë organizim, Besa e meriton edhe përkrahjen e madhe të shikuesve në ndeshjet evropiane, por edhe në ndeshjet tjera.