Besa mobilizohet për ndeshjen ndaj Kikës
17 maj 2019
| 16:25
Klubi i Besës nga Peja ka bërë mobilizim të madh në tentim për tu rikthyer në Superligën e Kosovës. Besa do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit kampionale, të vlefshme për javën e 30-të të Ligës së Parë ndaj Kikës.
“Mobilizim i gjithëmbarshëm i të gjitha figurave të sportit pejan që kontribuuan ndër vite për Besën. Ata sot u organizuan me BesaBesë për të bërë të pamundurën që Besa nesër ndaj KF Kika të merr tri (3) pikë vendimtare dhe të inkuadrohet në Superligë”, thuhet në njoftimin e Besës.