Besa mposhti Boracin, kualifikohet tutje në Kupën Evropiane

24 tetor 2021 | 19:58

Ekipit hendbollistik, Besa Famgas nga Peja ka arritur që ta mposht ekipin nga Bosnja, Borac Banjallukan me rezultat 29-22.

Me këtë fitore, Besa Famgas ka arritur që të kualifikohet tutje në rundin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll.

Kujtojmë se në javën e kaluar është luajtur ndeshja e parë në Bosnje, ku tifozët e skuadrës vendase gjatë gjithë kohës kanë fyer shqiptarët, duke bërë thirrje për vrasjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore ndaj Teutës së Durrësit në udhëtim…