Besa përforcohet me katër futbollistë
30 janar 2020
| 09:42
Kampionët vjeshtor në Ligën e Parë po vazhdojnë përgatitjet për stinorin pranveror. Pejanët nën drejtimin e trajnerit Miftar Rama tashmë fazën përgatitor po e zhvillojnë nga dy herë në ditë.
Në këtë afat kalimtar, drejtuesit e klubit e kanë rikthyer malazezin Blazo Rajovic në radhët e tyre.
Skuadrës nga “Shahin Haxhiislami” u janë bashkuar edhe Agon Xhaka , Qendrim Dautaj, Almedin Murati, bën të ditur Radio Televizioni “Dukagjini”.
Tre herë kampionët e vendit do të përforcohen edhe me dy ose tre futbollistë deri në fundin e afatit kalimtar të janarit.
Nga skuadra e Besës deri më tani është larguar vetëm Robert Gjeraj.