Besa regjistron fitoren e trembëdhjetë radhazi
Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar edhe ndeshjen e 13-të rresht në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të dielën në Prizren, Besa e Pejës fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 40:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për pejanët. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 26 pikë derisa Prizreni është i teti me 7 pikë. Ndeshjet tjera të javës së 13-të janë luajtur të shtunën. Muqolli me 9 gola ishte më efikasi te Besa. Nga pesë gola i shënuan Gjuka e Jupa. Te Prizreni, 7 gola i shënoi Spahija.
Prizreni – Besa Famgas 17:40 (11:17)
Prizreni: Etemi, Koro, Mehmeti 3, Spahija 7, Leka 2, Topalli, Thaqi, O. Krasniqi, A. Krasniqi 2, Skenderi 2, Gashi 1, Ahmetaj, Bytyqi, Buqaj, D. Bytyqi, Thaqi
Besa Famgas: Mehmeti 1, J. Muqolli 4, Prce 3, Y. Muqolli 9, Luzha, Visoka 3, Gjuka 5, Idrizi 4, Kukrika 1, Tahirukaj 3, Ramosaj 1, Jupa 5, Thaqi, Mushkolaj 1