
Besa rikthehet në vend të dytë
15 maj 2019
| 19:06
Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së parafundit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra e Besës ka shënuar fitore me rezultat bindës ndaj Arbërisë (7-2), dhe në ketë mënyrë është rikthyer në pozitën e dytë. Dukagjini i Klinës posi humbje nga 2 Korriku (2-1) dhe tash pozicionohet në vendin e tretë.
Humbje ka pësuar edhe Vëllaznimi i Gjakovës nga Istogu (2-1), derisa fitore të madhe në garë për mbijetesë arriti Vllaznia e Pozharanit ndaj Vitisë (0-1).
/Epoka e re/