Besa Shahini: E vështirë të jetoj larg Dardanit
24 tetor 2019
| 17:44
Besa Shahini në fillim të këtij vit është emëruar në krye të Ministrisë së Arsimit, për çka është diskutuar gjatë asokohe, si një ndër të paktat ministre nga Kosova, pjesë e kabinetit qeveritar në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Në shtëpinë Tonë”, jo për të folur për punën e saj si ministre, por për një intervistë ndryshe, ajo ka folur për jetën e saj.
Në prill të këtij viti Shahini i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me ish-deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ajo ka treguar sa e vështirë është të jetoj larg burrit dhe pse ka zgjedhur të jetonin njëri në Prishtinë e tjetri në Tiranë./TCh/