Besa Shahini: Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme

14 shtator 2020 | 21:20

14 shtatori shënoi sot fillimin e procesit mësimor por edhe largimin nga ministria e Arsimit e Besa Shahinit.

Pikërisht për këtë Besa Shahini foli sot në Open në Top Channel. Në rrëfimin e saj të parë televiziv Shahini tha se largimi pikërisht sot nuk ka ndonjë simbolikë.

“Në fillim të korrikut kemi filluar një bisedë me kryeministrin, ku i thashë se nëse nuk mund të vazhdohet për një mandat tjetër, më mirë të jetë dikush tjetër. Kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja deri në zëvendësimin tim. Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme, i lashë lirinë Ramës të zgjidhte. Kam kërkuar të lirohem në fillim të korrikut, kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit. Pse ditën e parë, mendoj që duhet të pyesni kryeministrin për këtë, sepse për ditën e parë të shkollës kemi kohë që punojmë. Është marrë një vendim dhe është zbatuar sot, nuk ka simbolik largimi i sotëm”, ka thënë Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” videon e një…