Besa Shahini përgjigjet nëse do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

14 shtator 2020 | 23:56

Pas largimit nga posti i ministres së Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini, ka folur për planet në politikë.

Ajo është pyetur edhe për mundësinë e kalimit në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi deklaron se në të kaluarën e ka mbështetur këtë subjekt politik.

“Po, kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje. Ka qenë një organizatë që ka artikuluar një të majtë të re dhe që ka artikuluar për Bashkimin Kombëtar. Por kur neve na erdhi oferta, VV ka bërë çdo gjë që në të mos vinin në politikë në Shqipëri. Kur erdhi në qeveri hoqi dorë nga artikulimi i bashkimit kombëtar. Kjo më ka bërë skeptike për artikulimin e tyre për bashkim. Unë e di që nuk bëhet bashkimi me një marrëveshje, por kur heq dorë nga artikulimi atëherë nuk ndodh kurrë”, tha Shahini.

Por kur u pyet nëse një aderim i saj në LVV është afër, ajo e mohoi një gjë të tillë.

“Jo, absolutisht jo!”,  tha Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea e ka mposhtur 3-1 skuadrën e Brighton, për ta…