Besa Shahini tregon kush e propozoi për ministre të Arsimit

07 shkurt 2019 | 20:33

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka treguar se përfshirjen e saj në Qverinë shqiptare e kishin propozuar Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali.

Ajo megjithatë ka thënë se nuk e di cili e ka propozuar i pari meqë thirrjen e parë e kishte marrë nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Koleg të punës e kam pasur Erion Veliajn në vitin 2008 dhe shoqe të shkollës së mesme e kam pasur Elisa Spiropalin, kemi fol vazhdimisht për arsimin dhe punën që po bëjmë edhe nevojën që të kemi një bashkëpunim mes Kosovës e Shqipërisë”, ka deklaruar ajo  në “Rubikon” të “KTV”-së.

Shahini kujton thirrjen e parë nga kryeministri Rama kur iu bë ftesa për të qenë pjesë e ekipit në mandatin e dytë të qeverisë Rama.

“Ai më tha që ne jemi duke e themeluar ekipin për mandatin e dytë dhe do të doja që të vije në Tiranë e të bisedonim për mënyrën se si do të mund të kontribuoje ti me gjithë çfarë ke arritur në karrierën profesionale specifikisht në Kosovë në fushën e arsimit. Kanë qenë një sërë bisedash para se të merrte iniciativën për të më propozuar në postin e zv ministres”, ka shpjeguar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër (e premte) do të…