BESA shpall fitoren në Tetovë
21 gusht 2022
| 00:17
Kryetari i Tetovës njëherësh edhe lideri i BESËS, Bilall Kasami, në paraqitjen para mediave falenderoi të gjithë qytetarët e Tetovës që i besuan kësaj partie në zgjedhjet për Këshillin Komunal, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se nuk kishte si të ndodhte ndryshë përvec se kësaj fitore bindëse.
“Një fitore e pastër, dhe tanime nuk ka pretendime të asnjë partie politike se BESA ka fituar me përkrahjen e një partie ose tjetre, BESA sot fitoi në koalicion me tetovarët”, ka thënë Kasami.