
Besar Halimi shënon supergol në kupën e Danimarkës
27 shtator 2018
| 23:12
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, ka shënuar supergol në fitoren e skuadrës së tij Brondby, që në udhëtim e mposhti ekipin Hillerod në rrethin e tretë të Kupës së Danimarkës.
Brondby arriti të realizojë fitore të thellë 4:1 ndaj skuadrës së divizionit të dytë, Hillerod, derisa Halimi me mjeshtëri ishte shënues i golit të tretë.
23-vjeçari e bombardoi portën e portierit Kristensen në minutën e 71-të të këtij ballafaqimi.
Për skuadrën e Brondbyt, kjo ishte fitorja e parë pas katër ndeshjeve.