Besart Baruti zgjedhet kryetar i Federatës së Karatesë

31 janar 2025 | 15:11

Federata e Karatesë së Kosovës ka mbajtur zgjedhjet e rregullta për Ciklin Olimpik 2025-2028, duke zgjedhur organet e reja drejtuese që do të udhëheqin federatën gjatë katër viteve të ardhshme. Kuvendi u monitorua nga Shkëlqim Sadriu, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Milaim Kelmendi nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Pas një procesi demokratik dhe transparent, delegatët e pranishëm votuan dhe zgjodhën me të gjitha votat pro kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës, Besart Barutin. Nënkryetarët e FKK-së janë zgjedhur Ismail Fazliu dhe Gazmend Havolli, ndërsa anëtarët e Bordit Ekzekutiv: Bashkim Ibrahim, Shkëlzen Berisha, Halil Mahalla, Shkëlzen Shala, Muhamet Kolgeci, Shkelzen Balaj, Eranda Krasniqi-Ramadani, Yll Gashi.

Ndërsa Fortesa Orana është zgjedhur përfaqësuese e Sportistëve. Këshillin Mbikëqyrës përbehet nga Festim Krasniqi, Ferat Rukolli, Ideal Berisha.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe besimin e treguar në këtë proces, ndërsa të zgjedhurve të rinj ju urojmë suksese dhe një mandat të mbarë në përmbushjen e objektivave për avancimin e karatesë kosovare”, thuhet në njoftimin e FKK-së. Bordi Ekzekutiv mbajti mbledhje konstituive pas Kuvendit Zgjedhor ku emëruan tre anëtarët nga kryetari duke kompletuar Bordin nga 15 anëtarët: Valon Qelaj, Gresa Zhitia, Gentiana Gashi-Pepaj.  Po ashtu me propozim te kryetarit te FKK-së ju vazhdua mandati edhe sekretarit të Përgjithshëm, Nazmi Gashi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Postës së Kosovës, i emëruar nga qeveria Kurti,…