Besëtytni të vjetra: Ç’duhet të bëni sot, për një Vit të Ri me shumë fat
Kur bëhet fjalë për besëtytni, nuk ka asnjë provë shkencore apo studim që i provon si të vërteta, por mund të mjaftohemi me atë që besojmë.
Nëse besoni, këtu keni disa besëtytni që duhet t’i provoni sot:
1. Mbani një valixhe bosh përreth shtëpisë.
Njerëzit besojnë se ky veprim do sjellë një vit plot aventura dhe udhëtime.
2. Bëni shumë zhurmë
Sipas disa traditave të lashta, zhurmat e mëdha, brohoritjet etj, janë një mënyrë për të trembur shpirtrat e ligë.
3. Vishni të brendshme të kuqe
Po kërkoni dashuri në Vitin e Ri? Konsideroni të vishni një palë të brendshme të kuqe. Besëtytnia vjen nga Amerika Latine dhe sipas tyre, ju sjell një vit pasionant.
4. Hani 12 kokrra rrushi në mesnatë!
Në Spanjë, njerëzit hanë 12 kokrra rrushi në mesnatë, nëse i hani të 12-ta, para orës 00:00, do keni fat të mbarë për çdo muaj të vitit.
5. Pastroni shtëpinë
Kjo përkthehet si “pastrim i negativitetit” nga shtëpia.
6. Ose… mos e pastroni shtëpinë
Një besëtytni kineze sugjeron t’i shtyni punët e shtëpisë deri në 1 janar, sepse përndryshe “po largoni” fatin.
7. Vendosni para në portofol
Nëse e bëni këtë para mesnate, do keni një vit plot lekë!
8. Bëni pazar
Kjo është një nga ato gjëra që shqiptarët e bëjnë zakonisht çdo fundvit. Besohet se sinjalizon për një vit “të mbushur plot”.
9. Hapni dyert dhe dritaret
Hapja e dyerve dhe dritareve përpara mesnate, nënkupton daljen e të vjetrës dhe hyrjen e të resë.
10. Puthni dikë në mesnatë
Për fat të mirë në “departamentin e dashurisë”? Puthni dikë në mesnatë!
Sidoqoftë, kjo është pak e vështirë të bëhet, duke marrë parasysh se të gjithë do jenë në shtëpi me familjen që në orën 20:30.