Besfort Kasumi, vëzhgues i gjyqtarëve në turneun kualifikues për U17
16 tetor 2023
| 13:30
Besfort Kasumi është deleguar nga UEFA në cilësinë e vëzhguesit të gjyqtarëve në turneun kualifikues të Grupit 3 për Kampionatin Evropian për grupmoshën 17-vjeç që zhvillohet në Lihtenshtajn, e ku marrin pjesë edhe Gjermania, si kampione evropiane e kësaj grupmoshe, Ukraina dhe Finlanda.
Kësisoj, Kasumi bëhet vëzhguesi i parë nga Kosova që delegohet nga UEFA në evente të tilla.