Besfort Shala, matematikani i ri e i shquar shqiptar që po na bën krenarë në fushën e dijes e të shkencës
Shkruan: Fatmir Krasniqi, mësimdhënës i pensionuar
Është kënaqësi e krenari kur nxënësit i nderojnë e vlerësojnë mësimdhënësit e tyre. Por, është edhe më kënaqësi e gëzim i papërshkruar, kur mësimdhënësit jetojnë me kujtimet dhe u gëzohen pafundësisht suksesit të tyre dhe kur shkruajnë për ta.
Para disa ditësh e takova Besfortin në qytet së bashku me prindërit e tij shumë të nderuar e të respektuar, që kishte ardhur nga Anglia për pushime.
Gjatë ndejës e bisedës së përzemërt, Besforti shprehu dëshirën që së bashku ta vizitojmë shkollën “Elena Gjika”, ku si nxënës shembullor i dashur e i dalluar ka përfunduar mësimet me sukses të shkëlqyeshëm e që më tha se kujtimet më të mira i ruan nga kjo shkollë pas dy ditësh edhe e vizituam shkollën.
Na pritën Agnesa, zëvendësdrejtoresha dhe pedagogia e shkollës, Valdrina.
Ato, me një mirëkuptim e respekt u pajtuan që Besforti, brenda javës ta mbajë një ligjëratë me nxënësit e kl.së IX.
Pas këtij takimi, Besforti shprehu dëshirën, emocionet e kënaqësinë për t’i takuar mësueset e tij të dashura e të paharruara, mësuesen e klasës para fillore Lutfije Osmanin.
Ne ceremoninë e ndarjes së burses në Prishtinë nga Universiteti i Primorskes, me ish-dekanen e fakultetit të matematikes (tani rektoren e universitetit) dhe ish-rektorin e universitetit.
Besfortit, i kujtohet si sot kur mësuesja Lutfije, në prani të nënës e me shumë dashuri e admirim u kishte thënë se Besforti, do të bëhet president i Kosovës!
Ceremonia “matrikulimit” në Oxford
Pra, mësuesja që në atë kohë të hershme kishte vërejtur zgjuarësinë e talentin e Besfortit.
Pse, jo në një të ardhme jo të largët, një shkencëtar të bëhet kryetar!
Shum emocional e befasues, po aq edhe mbreslënës e i paharruar për Besfortin, për mua dhe arsimtarin Florim, ishte takim shumë shumë i përzemërt me mësuesen e pedagogen shembullore Shqipe Ferati dhe nxënësit e saj të dashur.
Gjatë një seminari në Oxford
Për mësuese Shqipen dhe Besfortin ishte një ndjesi e veçantë si dhe një moment i rrallë dhe i papërshkruar!
Bashkëbisedimi i mësueses me Besfortin dhe nxënësit e saj ishte një Orë e madhe e mësimit.
Në tabelë,mësuesja Shqipe,që është një mësuese shembull,me shumë kujdes,përpikëri e pedantëri i kishte shkruar numrat matematikorë,e në anën tjetër të tabelës,fjalitë me një bukurshkrim!
Pritja nga Presidentja me rastin e fitimit të një medalje të artë, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë nga ekipi i Kosovës në garën ndërkombëtare të matematikes për studentë universitarë, ku unë isha zëvendës lider i ekipit.
Mësuesen nuk e kishim paralajmëruar,por e befasuam me një vizitë shumë emocionale e shumë të këndshme. Po ashtu veçon edhe mësimdhënësen e dalluar të Matematikës,Elvira Ibrahimin.
Gjatë trajnimeve për gara të matematikes në Kosovë.
Pak fjalë për portretizimn e Besfortit si fillorist
Besforti ishte nxënës shembullor, rrezatonte me mirësjellje, i shkëlqyeshëm e i dalluar shumë në mësime.
Ekipi i Kosovës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës për vajza 2023 në Slloveni.
Përveç lëndës së Matematikës që e adhuronte e që kishte dhunti e aftësi të jashtëzakonshme, ai kishte prirje e talent të rrallë edhe në lëndën e Gjuhës shqipe,ishte anëtar i rregullt i Grupit letrar, lexues i pasionuar, dhe shquhej me shkrimet, esetë e prozat e tij të bukura poetike.
Gjatë shpërndarjes së medaljeve në Garën Ballkanike Junior për Matematike, e mbajtur në Shqipëri.
Po e ndajmë me ju lexues të nderuar, një shkrim të Besfortit, të botuar në Revistën më të lexuar për fëmijë “Zog mëngjesi”, nr.5 të vitit 2015,shkruar për shkrimtarin, të madhin e të pavdekshmin, Ismail Kadare, me titull “Letër Kadaresë”.
Ekipi i Kosovës në Garën Ndërkombëtare të Matematikes 2024, e mbajtur në Angli.
Besforti, shquhej edhe në fushën e muzikës, sa bukur luante dhe e zotëronte instrumentin e Flautës!
Dhe, ashtu siç premtoi, Besforti mbajti një ligjëratë duke bashkëbiseduar me nxënësit e klasave IX,për Njohuritë matematikore, krizën e matematikanëve mbi problemet e teoerive matematikore gjatë shekullit XVIII dhe XIX.
Ai, ndër të tjera u kishte thënë nxënësve se një problem matematikor ka shumë zgjidhje dhe se Matematika është një lojë me të cilën luan duke krijuar rregulla.
Nxënësit ishin ndarë shumë të kënaqur me ligjërimin dhe bashkëbisedimin e këndshëm me Besfortin!
Shkolimi i Besfortit pas shkollës së mesme
Pas mbarimit të Gjimnazit të dallar “Sami Frashëri”, studimet universitare i filloi e mbaroi në Matematikë në Universitetin e Primorskes në Kopër të Sllovenisë, me bursë të plotë dhe sukses maksimal.
Tema e diplomës ishte vlerësuar lart dhe nderuar me Çmimin “Srecko Kosovel”, nga Universiteti.
Studimet master në Matematikë i përfundoi në Universitetin e Oxfordit në Oxford, në Angli, me suksesin më të lartë “Distinction”.
Tani është duke vijuar studimet e Doktoraturës në Matematikë, në Universitetin e Bristolit në Beistol, në Angli, ku njëkohësisht është i punësuar edhe si Asistent.
Ç ‘sukses, krenari e kënaqësi jo vetëm për Besfortin, por për gjithë kombin tonë!
Besforti, edhe përkundër studimeve dhe detyrimeve të shumta, gjatë tërë kohës ka qenë i përfshirë në organizimin e të gjitha aktiviteteve të Matematikës në Kosovë, në kuadër të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, duke përfshirë: Olimpiadën në Matematikë të Kosovës, Olimpiadën Matematikë Kosovë-Shqipëri.
Zëvendëslider e lider i ekipeve të Kosovës në Garat ndërkombëtare Kosovë- Shqipëri, po ashtu zëvendëslider e lider i ekipeve të Kosovës në Garat ndërkombëtare të Matematikës, si IMO, EGMO, IMC, e shumë të tjera.
Kontributi im për Matematikën në Kosovë do të vazhdojë, qoftë edhe duke jetuar larg saj, thotë Besforti.
Besforti, na i ka dërguar edhe disa foto që përfshijnë e pasqyrojnë veprimtaritë e tij të shumta.
Nxënësit e zgjeruar e të talentuar po mbështetën çdo herë e më shumë (ka lëvizje shumë pozitive për bursat e ofruara nga MASHT-i), por nuk duhet të kërë vend për kënaqësi, thotë Besforti.
Ministria e Arsimit dhe Komunat duhet të formojnë një Fond të posaçëm për nxënësit e studentët e zgjuar e talentë.
Porosia e Besfortit për studentët dhe Institucionet e larta arsimore është, sa më shumë punë, mendim kritik, debat me qëllim të mirë, e sa më pak dogmatizëm, rehati në dije apo dembelizëm shkencor.