Beshiktashi arrin marrëveshje me Muriqin
09 gusht 2024
| 13:08
Vedat Muriqi pritet t’i japë lamtumirë aventurës së tij në La Liga me Mallorca dhe të rikthehet të luajë sërish në Turqi pas katër vitesh. Mediumi turk “Aksam”, raporton se Muriqi ka vendosur të kthehet në Turqi me fanellën e Beshiktashit, duke arritur një marrëveshje për kontratë dyvjeçare.
Gjithashtu thuhet se nëse Beshiktashi nuk ka mundësi të blejë sulmuesin 30-vjeçar prizrenas, ata mund ta marrin atë në huazim. Sulmuesit Jackson Muleka dhe Vincent Aboubakar do të lagohen nga skuadra, kurse klubi turk duan t’i besojnë rotacionin e qendërsulmuesit Ciro Immobiles, Vedat Muriqit dhe talentit të tyre të ri, Mustafa Erhan Hekimoglu. Vlera aktuale e yllit të “Dardanëve” në treg është përcaktuar 12 milionë euro.