Beshiktashi dëshiron ta mbajë Rashicën

28 prill 2025 | 13:54

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica ka gjasa të mbetet pjesë e skuadrës së Beshiktashit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Raportohet se drejtuesit e klubit turk, po duan ta mbajnë Rashicën edhe për sezonin e ardhshëm pas paraqitjeve të tij të mira në ndeshjet e fundit.

Më herët, Rashica ishte në listën e lojtarëve që do të largoheshin nga Beshiktashi në verë, por 28-vjeçari duket se ka bindur edhe trajnerin Ole-Gunnar Solskjaer. 28-vjeçari këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 11 asistime në të gjitha garat për Beshiktashin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

Ai është pjesë e ekipit turk prej vitit 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Galatasary, Norwich City, Werder Bremeni e Vitesse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike, i Shenoll Muharremi, ka komantuar vizitën…