Beshiktashi e dëshiron Ismajlin
31 korrik 2024
| 16:47
Ardian Ismajli, edhe pse ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë në Evropian, nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Sylvinho. Gjithsesi performancat e tij te skuadra e Empolit kanë qenë mjaft të mira në dy sezonet e fundit.
Së fundmi për të ka interesim nga skuadra e Beshiktashi që kërkon ta shtojë numrin e shqiptarëve në skuadër pas Muçit dhe Rashicës. Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri. Skuadra turke tashmë duhet ta arrijë akordin me klubin e Empolit për ta shtuar “koloninë” e shqiptarëve në kampionatin turk.