Beshiktashi e kërkon Grezdën
Një pikë kthese mund të jetë kjo për karrierën e Eros Grezdës, ndërsa afrohemi gjithmonë e më shumë në merkaton e janarit. Ai kalim i këtij lojtari tek Rangersi nuk qëlloi një lëvizje e duhur, pasi ka “ngrohur” stolin në rastin më të mirë, ndërsa në të tjera raste ka luajtur me të rinjë.
Skocezët dëshirojnë ta largojnë, por vetëm në një mënyrë, duke e shitur përfundimisht. Pra huazimet nuk bëjnë punë në këtë rast, ndërsa pikërisht për këtë arsye nuk lëvizi askund në merkaton e verës.
Gjithsesi një dritë jeshile duket edhe për Grezdën. Skautë nga gjigandët e Beshiktashit kanë shkuar për të ndjekur më nga afër sulmuesin. Kjo raportohet nga mediat në Turqi, megjithëse nuk dihet ende asgjë se çfarë vlerësimi dhe përshtypje u ka lënë lojtari i Shqipërisë.