Beshiktashi futet në garë për Milot Rashicën

01 korrik 2023 | 16:25

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Lojtari “dardan” ka kontratë me Norwich Cityn dhe qysh nga sot ai nuk është më pjesë e Galatasarayt.

Sipas mediave në Turqi, për Rashicën në garë është futur edhe skuadra e Beshiktashit.

Por, Beshiktash do të ketë punë me dy rivalët e saj: Galatasaray dhe Fenerbahce – pasi edhe këto skuadra tashmë janë në garë për t’i siguruar shërbimet e anësorit kosovar.

Kujtojmë që skuadra e Norwich Cityt për Milot Rashicën kërkon plotë 11 milionë euro.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut,…