Beshiktashi interesohet për Dakun

03 qershor 2024 | 12:32

Sulmuesi Mirlind Daku po shkëlqen në Rusi me skuadrën e Rubin Kazanit.

Kjo ka bërë që klubet evropiane t’ia vënë syrin sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

Mediumi “Takvim” raporton se Beshiktashi ia ka vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm, për të cilin ka bërë edhe një ofertë zyrtare.

Klubi turk e dëshiron Dakun në vend të Vincent Aboubakar, derisa ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Cenk Tosun.

Vlera aktuale e Dakut është 1,5 milionë euro, ndërsa ai i ka zhvilluar 232 ndeshje në karrierë duke kontribuuar në 130 gola, përfshirë këtu 109 gola dhe 21 asistime.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli së bashku me drejtorin e…