
Beshiktashi interesohet për Robbenin
28 mars 2018
| 10:56
Arjen Robben pritet të largohet nga Bayern Muncheni këtë verë.
Kontrata e 34-vjeçarit me klubin “bavarez” skadon në fund të këtij sezoni. Mosrinovimin e holandezit synon ta shfrytëzojë më së miri Beshiktashi që, sipas medieve turke, u ka dërguar sinjale gjermanëve për interesin ndaj shërbimeve të holandezit.