Beshiktashi: Nuk arritëm marrëveshje me Ramosin për çështje financiare
Skuadra e Beshiktashit ka njoftuar se futbollistët Sergio Ramos dhe Anderson Talisca. Klunbi turk ka bërë të ditur se ka pasur kontakte me futbollistët por u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare.
“Në agjendën e transferimeve të klubit tonë ishin edhe futbollistët e suksesshëm Sergio Ramos dhe Anderson Talisca, të cilët me cilësitë e tyre zënë një vend të rëndësishëm në tregun botëror të futbollit, të cilat çdo klub, çdo president dhe çdo trajner do të dëshironte t’i shihte në stafin e tyre. Në këtë drejtim patëm kontakte me Talisca dhe klubin e tij dhe negociata me Ramosin, të cilat u zhvilluan duke pasur parasysh interesat e klubit tonë, por u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje financiare. Me respekt i paraqesim informacionet e publikut dhe fansave tanë”, thuhet në njoftimin e Beshiktashit.
Kulübümüzden Açıklama
Yazılı ve görsel basınla sosyal medyada Kulübümüzle ilişkilendirilen profesyonel futbolcular Anderson Talisca ve Sergio Ramos ile ilgili açıklamamızdır:
Her kulübün, her başkanın ve her teknik adamın kadrosunda görmek isteyeceği, kaliteleriyle dünya futbol… pic.twitter.com/9I0JzMvzPB
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 21, 2023