Beshiktashi përjashton pesë futbollistë

11 dhjetor 2023 | 11:06

Skuadra e Beshiktashit, ka përjashtuar pesë futbollistë nga skuadra, para afatit kalimtar të janarit.

Beshiktashi ka bërë të ditur se arsyeja e përjashtimit të futbollistëve vjen pas paraqitjeve të dobëta të tyre, shkruan lajmi.net.

Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana janë futbollistët e përjashtuar nga skuadra e Besiktas.

“Informacion nga klubi ynë: 5 lojtarë nga ekipi ynë i futbollit A janë përjashtuar nga skuadra. Koordinatori i Përgjithshëm i ekipeve tona të futbollit Samet Aybaba; Ai njoftoi se Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana u përjashtuan nga skuadra për shkak të performancës së tyre të dobët dhe papajtueshmërisë brenda ekipit”, thuhet në njoftimin e Beshiktashit.

Pjesë e skuadrës së Besiktas është edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili vazhdon të jetë pjesë e ekipit nga Stambolli. 27-vjeçari ka nëntë paraqitje këtë sezon, ku ka kontribuuar me dy gola dhe një asistim. Beshiktashi zë vendin e pestë me 26 pikë pas 15 ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse vazhdohet me ikje nga realiteti dhe mos puna mbulohet…