Beshiktashi synon transferimin e Alitit
02 maj 2020
| 20:12
Beshiktashi ka nisur të planifikojë që tani sezonin 2020/21.
Klubi turk ka si objektiv tre futbollistë, njëri prej tyre është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti
Lajmi është bërë i ditur nga “Hurriyet.com.tr”. Beshiktashi ka kohë që e ka ndjek lojtarin që aktivizohet të Kalmari në Suedi dhe do të tentojë gjatë verës ta transferojë në Turqi.
Futbollistët tjerë që i do Beshiktashi janë Nicolas Gaitan i Lille dhe Pa Modou Jagnetë i FC Zürich.