Besian Mustafa, kryetar i degës së katërt të LDK-së në Prishtinë
08 qershor 2019
| 17:17
Besian Mustafa është zgjedhur kryetar i degës së katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Kandidat në këtë garë ka qenë edhe deputeti Arben Gashi; mirëpo delegatët e degës së katërt shumicën e votave ia kanë dhënë kryetarit tashmë të ri, Besian Mustafës.
Mustafa i ka siguruar 50 vota. Ndërsa deputeti Gashi i ka siguruar gjashtë vota më pak se kundërkandidati i tij.
Në garë ka qenë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ai është tërhequr nga kandidimi disa javë më parë.