Besian Mustafa ngushëllon familjen e Nehat Ramadanit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besim Mustafa ka ngushëlluar familjen e zëvendësministrit të këtij dikasteri qeveritar, Nehat Ramadani pas ndarjes së tij nga jeta.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe mikut e bashkëpunëtorit tonë, zëvendësministrit Nehat Ramadani”.
“Një njeri si Nehat Ramadani është i pazëvendësueshëm dhe humbja e tij lë pas vetes dhimbje për ju si familje, por edhe për ne që e njohëm. Nehati la pas tij edhe shumë kujtime të mira, prandaj besoj se vepra e tij jetësore prej një burri të ndershëm do të jetë ngushëllim për të gjithë”.
“Prandaj, më lejoni që në emrin tim dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, është thënë në telegram ngushëllimin e Mustafës.