Besian Mustafa uron Abdixhikun: Bashkë me Lutën do t’i qëndrojmë prapa

14 mars 2021 | 14:06

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai ka fituar shumicën e votave të delegatëve të LDK-së, duke i mundur në garë kundërkandidatët e tij Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

Pas fitores, Besian Mustafa e ka uruar Abdixhikun, duke i thënë se do t’i qëndrojë prapa për realizimin e qëllimeve bashkë me Lutfi Hazirin dhe delegatët tjerë.

“Dua të falënderoj secilin delegatë për besimin. Nga sot mua Lutën dhe të gjithë na ke prapa për synimet dhe vizionet e tua”, ka thënë Mustafa.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lutfi Haziri e ka përqafuar Lumir Abdixhikun, duke e uruar…