Besiana Mehmedi i futet politikës aktive brenda BDI-së, kërkon mbështetjen e elektoratit
Profesoresha dhe artistja e mirënjohur Besiana Qani Mehmeti, ka vendosur që të jetë aktive në jetën politike, përkrah liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. Mehmeti ka thënë se edhe pse ka qenë aktivë për këto 17 vite megjithatë dëshiron që të merr mbështetjen e votuesve të BDI-së, për tu bërë anëtare e degës së kësaj partie në Kërçovë.
“Jam e lumtur që palëkundshëm për 17 vite isha e rreshtuar krah politikave të liderit Ali Ahmeti andaj kam nderë dhe kënaqësi që të jem edhe pjesë e kësaj gare për anëtare dege e Bashkimit Demokratik në Kërçovë!”, ka shkruar ndër tjera Besiana Mehmedi, vajza e gazetarit të ndjerë Qani Mehmedit.
Njoftimi i plotë i saj:
Jam rritur me brengat, hallet e sfidat e vendit tim! Me të kaluarën dhe të sotmen historike të Uskanës sonë!
U rrita me dashurinë platonike me të cilën më ushqeu babai im Qaniu i cili kurdoherë Kërçovën e quante “Parisi i vogël”
Jam shkolluar në Tiranë e Prishtinë por në karrierën time akademike e profesionale 20 vjeçare kryefjalë i kisha vlerat e Kërçovës!
Të dashur miq, familjarë, kolegë!
Ju jeni pjesë e pandashme e karrierës sime akademike dhe pedagogjik andaj në këtë rrugëtim kërkoj mbështetjen tuaj me 2 korrik duke qenë fort e bindur që do jem zëri juaj në çdo kohë! Dëshiroj që me angazhimin tonë ta bëj krenare Uskanën time dhe të gjithë gjeneratat e reja!
Jam e lumtur që palëkundshëm për 17 vite isha e rreshtuar krah politikave të liderit Ali Ahmeti andaj kam nderë dhe kënaqësi që të jem edhe pjesë e kësaj gare për anëtare dege e Bashkimit Demokratik në Kërçovë!
Na priftë e mbara!
Ali Ahmeti bëhet kumbar i vajzës së çiftit të njohur të estradës