Besianë Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmurati, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për Arsimin në Kosovë.
“Përpos që kemi konsultuar ekspertë, i kemi konsultuar edhe qytetarët, e kemi bërë një program që iu flet qytetarëve dhe brengave të tyre reale. E kemi paraparë një shumë prej 100 eurove në subvencionim të për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private, kjo ka ardhur si pasojë e shifrës së ulët të përfshirjes së fëmijëve në çerdhe në Kosovë. Vetëm 31 mijë fëmijë janë të regjistruar në çerdhe kjo është një statistikë shumë e ulët në krahasim me vendet e rajonit dhe me vendet e BE-së”, tha ajo.
“Sasia e njësive mësimore që i kanë fëmijët në Kosovë është gati dyfish më e lartë se sa sasia mësimore e fëmijëve të cilat i kanë vendet e BE-së, edhe kjo na thotë duhet të revidojmë kurikulat tona, që me pas më pak sasi por me pas më shumë thellësi në njohur dhe dituri”.
Musmurati ka treguar në detaje planin se në cilat fusha kryesore do të intervenojnë gjatë mandatit të tyre.
“Kemi paraparë programe të veçanta në lexim dhe në rritje të kompetencave në lexim dhe në matematikë sepse i kemi parë si dy fushat kryesore që kanë nevojë për intervenim të menjëhershëm. E kemi paraparë fondin për 25 milionë euro për bursave të cilën do të fillojmë të implementojmë qysh në fillim të mandatit.
Musmuarti ka treguar se fondi për bursa në vlerë të 25 milionë euro do të përkrahë edhe Fakultetin e Edukimit, kemi nevojë për kuadro të reja në edukim.
Kandidatja për deputete nga PDK ka treguar se në fokus është siguria në shkollat e Kosovës.
“Jemi fokusuar shumë edhe në sigurinë në shkolla. Sepse duke biseduar me prindër dhe me nxënësit se dhuna fizike dhe dhuna kibernetike apo bullizmi është shumë prezent në shkolla e Kosovës”, tha ajo.