Besim Ademi pas 16 vitesh largohet nga 2 Korriku

12 shkurt 2025 | 16:15

Trajneri Besim Ademi edhe zyrtarisht më nuk do të jetë pjesë e skuadrës 2 Korriku nga Prishtina. Lajmin e ka konfirmuar vet Ademi, derisa ka thënë se KF 2 Korriku do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës së tij.

“Pas 16 viteve të jashtëzakonshme në Klubin e Futbollit 2 Korriku, ka ardhur momenti që rrugët tona të ndahen me marrëveshje të dyanshme. Kjo periudhë ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, të cilat më kanë ndihmuar të rritem si në aspektin personal, ashtu edhe profesional”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë i Ademit në “Facebook”:

Pas 16 viteve të jashtëzakonshme në Klubin e Futbollit 2 Korriku, ka ardhur momenti që rrugët tona të ndahen me marrëveshje të dyanshme. Kjo periudhë ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, të cilat më kanë ndihmuar të rritem si në aspektin personal, ashtu edhe profesional.

Dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për kryesin e klubit Rexhep Baholli dhe Shaban Baholli, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve. Një mirënjohje e veçantë shkon për stafin, futbollistët dhe të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët pata fatin të punoj. Së bashku kemi ndarë përvoja të vlefshme, kemi kaluar momente sfiduese dhe kemi ndërtuar një ekip që gjithmonë ka synuar më të mirën.

KF 2 Korriku do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës sime, me kujtime të bukura dhe mësime të çmuara. Uroj suksese të vazhdueshme klubit dhe të gjithë atyre që do të vazhdojnë ta përfaqësojnë me dinjitet!

Me respekt,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun…