Besim Aliti edhe katër vjet sekretar i përgjithshëm i KOK-ut

20 shkurt 2025 | 15:44

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut i ka dhënë besimin e plotë propozimit të presidentit Ismet Krasniqi që Besim Alitit t’i vazhdohet pozita e sekretarit të përgjithshëm edhe për një mandat.

BE i KOK-ut në mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2025-2028, në të cilën pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm. Aliti është emëruar në këtë pozitë në shtator të vitit 2021.

Puna, përkushtimi dhe sukseset e arritura gjatë mandatit të kaluar bënë që Bordi i ri t’i japë mbështetje të fuqishme. Aliti është pjesë edhe e komisionit për EYOF në Komitetin Olimpik të Evropës, anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, si dhe ka një bagazh të madh në sport dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami ka befasuar të gjithë. Kandidati për deputet nga…