Besim Beqaj merr pjesë në forumin World Business Angels në Kroaci
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në Forumin “World Business Angels” në Zagreb të Kroacisë.
Ministri Beqaj, së bashku me ministrat e Rajonit ishte pjesë e panelit ministror me temën “Zhvillimi i një partneriteti global me qëllim të përfshirjes financiare dhe lehtësimin e qasjes në financat ndërkombëtare të startupeve, NVM-ve dhe bizneseve të mëdha”.
Ndër të tjera theksoi se do të vazhdoj të përkrah dhe inkurajoj ndërmarrësitë e rinj, pasi beson fuqishëm se ata janë të vetmit të cilët mund të përballen dhe t’i trajtojnë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat po perballet bota aktualisht.
Ky forum do të zgjas dy ditë dhe përfundon me pritjen nga Presidentja e Republikës së Kroacisë, znj. Kolinda Granar Kitarovic.
Ndryshe, Forumi i WBA u mbajt për herë të parë në Kroaci ku mblodhi politikë-bërës të nivelit të lartë, ekspertë të ekonomisë e ndërmarrës, të cilët shkembyen përvojat dhe praktikat më të mira të shteteve të tyre.
/Epoka e re/