Besim Brahimi jep dorëheqje nga posti i trajnerit në Kosovës në boks

20 gusht 2023 | 23:35

Trajneri i Kosovës në boks, Besim Brahimi ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga ky post. Ai njoftimin e ka dhënë përmes një postimi në “Facebook” ku edhe ka zbuluar arsyet prapa këtij vendimi të tij.

Ai ndër arsyet vendimtare ka përmendur mospagesën për kontributin e tij, si dhe disa mosmarrëveshje me Bordin e Federatës së Boksit.

“Më datën 19 gusht 2023, për arsye personale dhe ndërhyrje profesionale në selektimin dhe përpilimin e listës së boksierëve, të nderuar adhurues të boksit më duhet t’ju njoftojë se sot kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e selektorit të Përfaqësuesit të Kosovës në Boks, edhe disa arsye tjera: 1. Për mos pagesën për kontributin tim si selektor, duke u angazhuar gjithmonë në baza vullnetare, 2. Për mosmarrëveshje me bordit dhe ndikimin e tyre direkt ne punën time si selektor. Andaj të dashur boksierë dua t’ju kërkojë ndjesë për dorëheqjen time dhe dua t’iu falënderojë të gjithë boksierët për kontributin dhe angazhimin profesional duke ju uruar së pari shëndet dhe shumë suksese ne të ardhmen unë ju falënderojë shumë të gjithë pa dallim”, ka shkruar Brahimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Arifi, ish-shef i kabinetit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka…