Besim Halilaj: Në kujtim të përjetësisë për shokët e vegjëlisë
Në 25-vjetorin e vrasjes së Ramadan Elezit dhe Muhamet Hasanit nga policia dhe ushtria serbe, shoku i tyre, Besim Halilaj e ka kujtuar ditën e vrasjes së tyre, ditë që e kishte përjetuar shumë rëndë.
Halilaj ka kujtuar se atëherë kur e gjithë popullata ishin në malet e Kaçanikut, shokët e tij të shkollës, Ramadani e Muhameti mundoheshin që t’i furnizonin me ushqime familjet në male, por kishin ra në pritë të forcave armike dhe ishin vrarë. Halilaj thotë se kur kishte dëgjuar për vrasjen e tyre, e kishte përjetuar rëndë.
Kjo është historia e vrasjes së martirëve Muhamet Hasani e Ramasan Elezi:
Më 1999 pikërisht më 30 Mars kur forcat serbe kishin filluar sulmet barbare gjithandej Kaçanikut e Kosovës dhe shumica e familjeve shqiptare gjendeshin në male. Në rrugë për t’i dërguar furnizime, miell e ushqim familjeve të strehuara në gryka malesh, djemtë tanë të pa armatosur ndalen nga forcat serbe, së bashku ishin: Muhamet Hasani, Ramadan Elezi dhe Shefket Dullovi. Pas disa orësh maltretime brutale nga forcat serbe, duke e parë se nuk arritën të marrin asnje informacion nga keta djem shumë të rinjë por të vendosur, këta martirë rrembehen prej breshërisë së plumbave të armikut Muhamet Hasani dhe Ramadan Elezi, ndërsa në befasi u ikë nga duart Shefket Dullovi për të qenë sot dëshmitar në mes të gjallëve për krimin që e bënë forcat serbe.