Besim Hasani deklarohet pas humbjes nga Ismet Krasniqi
25 mars 2021
| 21:41
Ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka pranuar me sportivitet humbjen në garën për të parin e këtij Komiteti, duke i uruar suksese Ismet Krasniqit.
“Të nderuar delegatë, dëshiroj t’iu falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur për më shumë se dy dekada, ku kemi arritur të avancojmë sportin që ka autoritet në botën ndërkombëtare. Uroj që Ismet Krasniqi si kryetari i ri i KOK-ut ta shtyjë këtë proces më tutje. Ishte fitore më se e merituar dhe i uroj suksese e plotë shëndet”, deklaroi Hasani.