Besim Ilazi betohet si kryetar i Kaçanikut
Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur të mërkurën seancën inauguruese, në të cilën kanë dhënë betimin kryetari Besim Ilazi dhe 27 asamblistët e rinj komunal. Në këtë seancë, kanë marrë pjesë mysafirë ë shumtë.
Pas dhënies së betimit, Ilazi ka falënderuar qytetarët e Komunës së Kaçanikut për mbështetjen e dhënë.
“Kjo për mua është një ditë e veçantë dhe mjaft e rëndësishme. Po filloj mandatin e katërt si kryetar i Komunës së Kaçanikut. Ju falënderoj juve qytetarë të nderuar, ju jam mirënjohës për besimin e dhënë. Më keni bërë krenar për vlerësimin tuaj, por në të njëjtën kohë, më obligoni që të punojmë sa më shumë dhe me përgjegjësi për të zhvilluar komunën tonë”, ka thënë Ilazi.
Pas përfundimit të seancës inauguruese, janë bërë homazhe në kompleksin memorial të varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.